JOQ Albania
Home

Ambasadori amerikan në Kosovë, u shkon serbëve mysafir për Krishtindje
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 07/01/2019 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmë në Graçanicë ka filluar kremtimi i Krishtlindjen Ortodokse. Me këtë rast, në portën e manastirit të Graçanicës është ndezur buzmi.

Këtë radhë, ortodoksët e Graçanicës që janë serbë, e kishin një mysafir special i cili sapo ka nisur punë në Kosovë, raporton JOQ Kosova.

Bëhet fjalë për ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnnet, i cili u gjend në mesin e shumë pjesëmarrësve gjatë këtij rituali fetar.

Kosnett ka thënë se ndjehet i privilegjuar që pret krishtlindjet e para në këtë vend të Kosovës, duke uruar për paqe.

“Është mrekulli të jesh këtu , këtu jam me bashkëshorten. Këto janë Kërshëndellat e para në Kosovë dhe është privilegj i madh të jem këtë mbrëmje në Graçanicë. Me në fjalë, të gjithëve u urime Kërshëndellat dhe paqe në vitin 2019”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, ambasadori i ri amerikan në Kosovë është shprehur qartë se misioni i tij në Kosovë që ka nisur muaj më parë do të fokusohet në inicimin e paqes përfundimtare mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë./JOQ Kosova