JOQ Albania
Home

Vetëm 3 lojtarë qëndrojnë mbi Thomas Strakoshën në Serinë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/01/2019 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po zhvillon një sezon fantastik me Lazion.

Gardiani kuqezi është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm prej dy sezonesh te të kaltërit dhe nuk mungon në asnjë ndeshje.

Sa i përket minutave deri në këtë fazë të sezonit në Serinë A, vetëm 3 futbollistë rezultojnë të jenë aktivizuar më shumë minuta se Strakosha.

Bëhet fjalë për portierin e Kaljarit, Alesio Kranjo, i cili është aktivizuar 1852 minuta, mbrojtësin e Torinos, Nikolas N’Kulu me 1850 minuta dhe mbrojtësin e Xhenoas Davide Biraski me 1840 minuta.

Shqiptari rezulton me të njëjtin minutazh edhe me gardianin e Milanit Xhanluinxhi Donaruma.

10 lojtarët më të aktivizuar të momentit në Serinë A:

Alesio Kragjo (Kaljari): 1852 minuta

Nikolas N’Kulu (Torino): 1850 minuta

Davide Biraski (Xhenoa): 1840 minuta

Thomas Strakosha (Lacio): 1835 minuta

Françesko Açerbi (Lacio): 1835 minuta

Xhanluixhi Donaruma (Milan): 1835 minuta

Stryger Larsen (Udineze): 1833 minuta

Françesko Kaputo (Empoli): 1831 minuta

Samir Handanoviç (Inter): 1831 minuta

Matias Silvestre (Empoli): 1831 minuta