JOQ Albania
Home

Plas te Reali pas humbjes, gjesti i Gareth Bale i “tërbon” të gjithë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/01/2019 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata te Real Madridi nuk është aspak e mirë, sidomos pas humbjes së djeshme kundër Sociedadit në kampionat 2-0.

Si të mos mjaftonte kjo situatë, shkak që gjërat të acarohen akoma më shumë është bërë një veprim i pahijshëm i uellsianit Gareth Bale.

Ky i fundit u largua nga stadiumi, ende pa përfunduar ndeshja.

Ai ndodhej në tribunë për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar kundër Villarealit, megjithatë në minutën e 78-të të takimit preferoi të largohej duke mos e ndjekur takimin deri në fund.

Ky veprim mësohet të ketë acaruar në maksimum tifozët madrilenë, por edhe vetë drejtuesit e klubit që pritet t’i tërheqin vëmendjen futbollistit.