JOQ Albania
Home

Real Madridi qetëson tifozët, prezanton goditjen e madhe të merkatos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/01/2019 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke parë situatën negative që po kalon ekipi, drejtuesit e Real Madridit kanë menduar të futen urgjentisht në merkato.

Sot ka ardhur prezantimi i një futbollisti mjaft cilësor. Brahim Diaz është transferimi më i ri i Real Madridit.

Diaz u transferua te Reali nga Manchester City për shumën e 15 milionë euro.

Talenti spanjoll u prezantua mesditën e sotme në Santiago Bernabeu, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me ekipin e ri.

Ai do të mbajë numrin 21 në fanellë, e që pritet që javën e ardhshme të debutojë me ekipin e drejtuar nga Solari.

19-vjeçari spanjoll kishte refuzuar kontratën e re të Manchester City, duke e kërkuar me ngulm transferimin te madrilenët.