JOQ Albania
Home

Skandal në Spanjë, arbitri në sallën e VAR feston golin kundër Real Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/01/2019 15:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që Real Madridi po kalon një moment mjaft të keq, kjo nuk do diskutim, por drejtuesit e klubit po mundohen të gjejnë shkaqet e plota të këtij ngërçi.

Sipas tyre, arbitrat po ndikojnë te ecuria e Realit dhe për të vërtetuar këtë, kanali televiziv i klubit publikoi disa pamje nga ndeshja Eibar-Real Madrid e këtij sezoni.

Aty shihet Munuera Montero, arbitër kryesor i ndeshjes së djeshme kundër Real Sociedad, po edhe pjesë e kolegjit të VAR-it në ndeshjen ndaj Eibarit.

Ai shihet teksa ka festuar pas golit që pëson Reali.

Munuera Montero, anëtar i VAR-it ka përplasur duart i ngazëllyer me asistentët e tij, pas shënimit të golit nga Eibar.

Kujtojmë që edhe mbrëmjen e djeshme, kur Reali humbi 2-0 ndaj Sociedadit, ishte pikërisht Munuera Montero arbitër kryesor, ku gjithashtu është kontestuar ashpër për vendimet e tij.