JOQ Albania
Home

Mbreti i merkatos në tre vitet e fundit, ky klub lë prapa sheikët e City dhe PSG
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 07/01/2019 16:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është as Mancester City e as PSG. Klubi i cili ka bërë shpenzimet më të çmendura në merkato në tre vitet e fundit është Juventusi. Klubi nga Torino ka shpeznuar plotë 608 milionë euro, për të krijuar një skuadër kompetitive.

Synimi kryesor i kampionëve të Italisë është Champions League, trofe të cilit i shkuan shumë afër, por u mundën dy herë në finale nga Reali dhe Barcelona. Goditja më e fundit e bardh e zinjve është portguzi Cristiano Ronaldo. Me të në përbërje, Juventus është sërisht pretendente për të ngritur kupën veshëgjatë.

Ndërkohë pas Juventus renditet Mancester City me 6 milionë më pak, e ndjekur nga Barcelona. Sheikët e PSG renditen në vendin e pestë me 549 milionë, edhe pse kanë bërë shpenzime marramendëse me afrimet e Neymar dhe Mbappe. Lista e lojtarëve të Juventus kryesohet nga Ronaldo me 117 milion euro, i ndjkeur nga Higuain me 90 milion euro.