JOQ Albania
Home

15-vjeçares nga Lezha i është shtrembëruar komplet nofulla nga dhëmbët, familja bën apel për ndihmë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 07/01/2019 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shprehja “shëndeti mbi të gjitha” nuk është shpikur kot, sepse sëmundjet janë mbi njeriun. E kur nuk ke mundësinë t’i kurosh është një fatkeqësi që e vuan jo vetëm i sëmuri por edhe familjarët e tij/saj.

Dhëmbët janë ajo pjesë e trupit, të cilët mund të sjellin probleme të shumta për të gjithë shëndetin nëse nuk janë në kushte të shëndetshme.

Këtë e themi, pasi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një rast i trishtë i një vajze 15-vjeçare nga Lezha, e cila ka probleme me dhëmbët dhe shtrembërimi i tyre i ka shtrembëruar edhe nofullën.

Por, problemi nuk është vetëm estetik, pasi motra e minorenes shpjegon se tashmë i kanë filluar edhe dhimbjet e padurueshme.

Familja Bibaj nuk ka mundësi ekonomike për të çuar të voglën e tyre në duart e kirurgëve, ndërsa dentistët në Lezhë dhe Laç nuk e marrin përsipër për shkak të vështirësisë që ka rasti i saj.

Familjarët bëjnë apel për ndihmë, ku i drejtohen të gjithëve, me shpresën se ndonjë mjek-kirurg do të dalë vullnetar, ose shqiptarët do të kontribuojnë me shuma monetare për të shëruar 15-vjeçaren.

Motra e vajzës, Enkelejda Bibaj, shpjegon:

Përshëndetje JOQ! Ju kërkoj ndjesë të gjithëve për fotot e pakëndshme, por kjo është motra ime 15-vjeçare dhe që nga mosha 5 vjeçe i kanë filluar problemet me dhëmbët.
Nga pamundësia ekonomike nuk e kemi çuar për kurim, e tani i është shtrembëruar komplet pjesa e turinjve (nofullat) dhe ka dhimbje të padurueshme.
Kemi shkuar tek dentistët e zonës e deri në Laç por nuk e marrin dot në dorë dhe të gjithë na adresojnë për në Tiranë, sepse sipas tyre duhet ndërhyrje e specializuar kirurgjikale se ndryshe s’bën.
Sot bashkë me motrën ishim për konsultim tek disa dentistë në vende të ndryshme për të pyetur se sa mund të kushtojë një ndërhyrje e tillë dhe afërsisht na thanë se shkon diku tek 2.5 milionë lekë të vjetra.
Pyeta pak a shumë për procedurat dhe na thanë që fillimisht e ka të nevojshme në mënyrë urgjente një aparat për drejtimin e dhëmbëve që kushtonte 1 milion lekë.
Por, përveç kësj, na thanë që motra ka të nevojshme disa mbushje e heqje dhëmbësh e dhëmballësh dhe heqjen e gurëzave.
Nuk dihet se sa mund të zgjasë deri në rregullimin e tyre përfundimtar, sepse rasti është shumë i vështirë dhe motrës do i duhet kohë për ta sjellë gojën në gjendje të shëndetshme.
Ama na bënë të qartë se duhet ndërhyrje sa më parë, në mënyrë urgjente.
Ju lutem kush ka mundësi të kontribuojë të mos ngurrojë sepse gjendja e saj është vërtet rëndë. Faleminderit shumë!”

 Numri i llogarisë bankare.

Shpresojmë që dikush të bëjë një hap përpara për ta ndihmuar këtë vajzë…

Fotot e gjendjes së vajzës 15-vjeçare.