JOQ Albania
Home

Tre muaj burg për Alban Hoxhën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/01/2019 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alban Hoxha nuk ia ka hedhur dot paq. Portieri i Partizanit dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare është shpallur fajtor.

Ai akuzohet për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt”.

“Panorama Sport” shkruan sot se ai është dënuar me 3 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës, por ky dënim do të pezullohet dhe do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.

Sapo të kthehet nga Turqia, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares së Shqipërisë do të nisë shlyerjen e këtij dënimi.

Alban Hoxha u kap në gjendje të dehur më 25 nëntor, teksa ishte duke i dhënë makinës së tij.