JOQ Albania
Home

Rooney i shkatërruar, tani po e lë edhe gruaja
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/01/2019 9:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i i njohur anglez, Wayne Rooney u arrestua nga policia para pak ditësh pasi u gjet i dehur në aeroportin e Dallasit.

Kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti i njohur ndalohej për shkak të pijes.

Ky arrestim mund t’i kushtojë sulmuesit anglez humbjen e kontratave multimilionëshe sponsorizimi, madje sipas ekspertëve amerikanë mund t’i kërcënojë edhe martesën.

Nuk dihet nëse bashkëshortja e tij, Kolin, ka qenë në dijeni të arrestimit të 33-vjeçarit, i cili u gjobit me shifrën e 114 dollarëve në total.

Eksperti Tomas Roxhers thotë për “Mirror” se në SHBA imazhi i sportistit është më i rëndësishëm se në Europë dhe lojtari mund të humbasë shumë nga kjo gjendje.