JOQ Albania
Home

5 ndeshje 5 fitore, por Solskjaerit i ngrin buzëqeshja në fyt
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/01/2019 10:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit të Jose Morunhos, trajneri i ri, Ole Gunnar Solskjaer e ka filluar për mrekulli rrugëtimin e tij në stolin e Manchester United.

Tekniku norvegjez ka arritur që të marrë 5 fitore në 5 ndeshjet e para në drejtimin e "djajve" duke entuziasmuar tifozët dhe drejtuesit.

Megjithatë, duhet pranuar edhe fakti se deri tani ai nuk ka pasur ndonjë kundërshtar të vështirë përballë.

Ndeshjet e ardhshme do të jenë testi i vërtetë për Solskjaer, i cili duhet të tregojë se a e ka ndryshuar vërtetë skuadrën.

Fillimisht, “djajtë e kuq” do të përballen me Tottenham, në xhiron e ardhshme të Premier Leagues.

Më pas, më 26 janar, ata do të jenë mysafirë në “Emirates Stadium” për t’u përballur me Arsenalin.

12 shkurti do të jetë mbrëmja e madhe në Ligën e Kampionëve, ku United udhëton drejt PSG-së.

Më 23 shkurt, lojtarët e Solskjaer do të presin liderët aktualë të Premier leagues, Liverpoolin.

5 Marsi do të jetë data për ndeshjen e kthimit kundër Paris Saint Germain.

Dhe në fund, 16 marsi do të jetë përballja më e vështirë, derbi ndaj Manchester Cityt.

Mbetet të shihet se sa i aftë do jetë ta menaxhojë situatën dhe sa pikë do të jetë i aftë të grumbullojë Solskjaer nga gjithë këto përballje