JOQ Albania
Home

Gjenerali i UÇK-së sëmuret në burg, çohet në spital me urgjencë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 08/01/2019 10:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish- Gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi është dërguar në spital.

Mediave u është thënë se Selimi mbrëmë është dërguar në spital por pa dhënë detaje se për çka është dërguar për trajtim mjekësor.

Kujtojmë se më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Ndryshe, Sylejman Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale, dhe gjatë këtij muaji pritet të mbërrijë në Hagë për intervistim./JOQ Kosova.