JOQ Albania
Home

Nis takimi mes Ekipit Negociator të Kosovës dhe Mogherinit
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 08/01/2019 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekipi negociator i Kosovës, kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë arritur në selinë qendrore të zyrës së Bashkimit Europian në Bruksel.

Fillimisht me eskortën e tyre janë parë të kenë arritur kreu i Nismas, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin si dhe kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Pas tyre kanë arritur edhe Visar Ymeri e Dukagjin Gorani  dhe anëtarët e tjerë të Ekipit Negociator.

Në këtë takim është thënë se do të diskutohet për modalitetet e fazës së fundit të dialogut me Serbinë, ku synohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare./JOQ Kosova