JOQ Albania
Home

E thonë nga Brukseli: Serbia kërkon heqjen e taksës doganore
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 08/01/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka kërkuar nga ekipi negociator që të punohet në orë të gjata përgjatë këtyre tre muajve që të arrihet një marrëveshje paqeje mes Kosovë dhe Serbisë, por dialogu sipas saj nuk mund të fillojë pa heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Pas takimit me Mogherinin dhe zyrtarët e tjerë të BE-së sot në Bruksel, njëri nga shefat ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka zbuluar se Mogherini ka kërkuar nga pala kosovare që të hiqet taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë për rifillimin e dilogut me Serbinë.

Kjo sipas Mogherini është e vetmja kërkesë e Beogradit për rifillimin e dialogut me Kosovës, por Ahmeti ka thënë se BE-ja e ka të qartë nga pala kosovare se taksa nuk do të hiqet pasi ofenziva e Qeverisë serbe për lobimin e tërheqjes së njohjeve nuk po ndalet.

Mogherini sipas Ahmetit ka thënë se ka kërkuar që të hiqet taksa pasi ka nevojë që të vendoset ‘klima e nevojshme për bisedime’.

Ndryshe, ky është takimi i parë në Bruksel që merr pjesë Ekipi Negociator./JOQ Kosova