JOQ Albania
Home

Duket e kryer, Elseid Hysaj te Chelsea për 35 milionë euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/01/2019 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aventurës së Elseid Hysajt te Napoli duket se i erdhi fundi.

Futbollistit shkodrani i është bërë me dije se nuk është më në llogaritë e trajnerit Carlo Ancelotti dhe duhet të gjejë ekip të ri.

Mbrojtësi shqiptar tashmë e ka në tavolinë ofertën nga Chelsea, pasi Maurizio Sarri dëshiron ribashkimin me të.

Mediat italiane raportojnë se Agjenti i Hysajt po plotësob të gjitha dokumentet, ndërsa në fund të kësaj jave mund të realizohet edhe transferimi.

Chelsea pritet të paguajë 35 milionë euro për shërbimin e mbrojtësit shqiptar.