JOQ Albania
Home

“Të sëmurët vuajnë dhe familjarët torturohen”, në QSUT mungojnë shtretërit dhe dhomat për pacientët
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 08/01/2019 15:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitet e fundit shqiptarët janë “bombarduar” me fjalën “investime”, por që realiteti i prekshëm është shumë larg asaj çka propagandohet.

Një nga sektorët më jetikë për shoqërinë është shëndetësia, për të cilën flitet nga mëngjesi në darkë athua se spitalet në Shqipëri konkurrojnë çdo shtet tjetër të përparuar.

Fakti është që nuk ka shtretër për pacientët! Skandal!

Kaq e thjeshtë është, nuk ka pse shkohet më tej për të kutpaur nivelin e shëndetësisë tonë.

Një qytetar ka filmuar një videon nga Reanimacioni i Kardiologjisë pranë Qendrës Shëndetësore Universitare Tiranë (QSUT), ku dëshmohet se si pacientët torturohen korridoreve.

Vendi ynë nuk është prekur as nga ndonjë epidemi faktikisht që të ketë mbingarkesë në spitale, por kjo është fatkeqësisht një ditë normale.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! këtu jemi në Reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, ju duket normale mjekëve dhe qeverisë kjo situatë? Pacientët dhe familjarët po vuajnë korridoreve! Duan të hyjnë edhe në Europë kur këtu “A”-ja është skandal?
Ishte hera e parë që shkoja dhe kur pashë ashtu njerëzit u habita “mos vallë jemi në gjendje lufte?”
Është turp që nuk kishte stola as dhoma për pacientët, për të mos folur për krevatet.
Gjynah për popullin se këta që na drejtojnë normal kurohen jashtë të gjithë.
Në tv gjithçka paraqitet mirë, por këtu është mizerje!”

Këto pamje pra nuk janë marrë në ndonjë kamp të improvizuar për shërbime shëndetësore në Afganistan, por janë brenda spitalit me të cilin qeveria shqiptare mburret nga mëngjesi në darkë.