JOQ Albania
Home

Xhaka futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në botë, ja vlera e tij e “çmendur”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/01/2019 14:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Granit Xhaka është futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në botë momentalisht.

Mesfushori që luan me Arsenalin dhe kombëtaren e Zvicrës vlerësohet aktualisht me plot 62,9 milionë euro.

Vlerësimi i kartonit të tij ka ardhur në bazë të një studimi të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES).

Xhaka është pjesë e rregullt e Arsenalit dhe lojtar mjaft i rëndësishëm i Përfaqësueses së Zvicrës.

Pas tij vijnë futbollistë të tjerë shqiptarë si Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri apo edhe Elseid Hysaj.