JOQ Albania
Home

Kaloi 25 vite në burg për një krim që s’e bëri, ky është zhdëmtimi që i jepet
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/01/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sistemi kinez i drejtësisë ka urdhëruar lirimin e një qytetari 50 vjeçar, i cili ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burg për dënimin e një krimi që ai kurrë nuk ka kryer.

Sipas Xinhua, Liu Zhonglin do të marrë shumën prej 670,000 dollarë pasi një gjykatë në Liaoyuán urdhëroi kompensimin e tij për kohën kur u burgos padrejtësisht për një vrasje që i ishte dhënë atij në vitin 1994.

Incidenti ndodhi kur në vitin 1990 një i ri Liu Zhonglin gjeti trupin e pajetë të një gruaje në një fermë në qytetin Tongliao, në provincën e Mongolisë, në Kinë.

Kjo e motivonte policinë kineze që ta merrte atë si të dyshuar dhe të urdhërojë arrestimin e tij të menjëhershëm dhe burgosjen e mëvonshme.

Më 1994 ai u akuzua për vrasje dhe u dënua me vdekje të pezulluar. Megjithatë, gjatë viteve, ai dhe familja e tij vazhdimisht bënin thirrje pa rezultate të mira.

Kjo motivoi drejtësinë kineze për ta zhvendosur dënimin e tij me 25 vjet burg. Liu Zhonglin u lirua në vitin 2016, sepse dënimi u përmbys përfundimisht për shkak të mungesës së qartësisë dhe dëshmive të pamjaftueshme për faktet.

Tani Kina duhet të paguajë 670 mijë dollarë si kompensim për shpenzimin e 9217 ditësh burg për një vrasje të pajustifikuar.

Megjithatë, ashtu si ai, një numër tjetër prej 28,000 rastesh janë regjistruar në vend vetëm në periudhën 2013-2018.