JOQ Albania
Home

Edhe qindra ushtarë të UÇPMB-së duan të marrin pension nga Kosova
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 08/01/2019 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-pjesëtarët e UÇPMB-së, Zona e Karadakut, kanë nisur protestën pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këta ish ushtarë janë duke kërkuar njohjen e statutit të veteranit, pasi sipas tyre është e drejtë e cila iu takon sikurse të tjerëve.

Në lidhje me këtë çështje dhe këto kërkesa, tre nga të pranishmit e këtij grupi, kanë hyrë brenda në Qeverinë e Kosovës, për një takim të mundshëm nëse dikush nga zyrtarët e këtij dikasteri i pranon për të diskutuar.

Këto kërkesa të veteranëve që luftuan në pjesën e Luginës së Preshevës, vijnë disa muaj pasi Qeveria e Kosovës bëri listat për veteranët e UÇK-së, me të cilat dolën mjaft probleme me mashtrime, raporton JOQ Kosova.