JOQ Albania
Home

Neymarit po i qan syri të kthehet në Spanjë, zbulohet plani i tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/01/2019 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar është penduar për transferimin e tij të bujshëm në vitin 2017, nga Barcelona te PSG.

Kujtojmë që braziliani u transferua për shumën rekort të 222 milionë eurove.

Megjithatë, 26-vjeçari  nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin francez.

“El Mundo Deportivo” komenton rreth të ardhmes së sulmuesit, i cili ka vetëm një emër në kokën e tij: Barcelonën.

26-vjeçari dëshiron me ç’do kusht rikthimin në Katalunjë.

Mësohet se gjatë këtyrë ditëve ka patur një takim midis agjentit të tij dhe një skautit të Barcelonës në Brazil.

Neymar është penduar dhe tani dëshiron me çdo kusht rikthimin në La Liga.

Barcelona nuk është kundër kësaj ideje, ndërsa rikthimi i tij mund të ndodhë në fund të sezonit.