JOQ Albania
Home

Haradinaj: Taksën e heqim vetëm nëse Serbia na njeh si shtet
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 08/01/2019 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesave në rritje të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për largimin e taksës doganore prej 100 % për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Me një kërkesë të tillë sot në Bruksel është përballur edhe ekipi negociator i Kosovës në një takim që Mogherini e zhvilloi me ta.

Deklarata e Haradinaj-t:

Jemi të interesuar me e hjekë sot. Nëse na njeh Serbia, sot e hjekim. Taksa është vendim i qeverisë, qeveria e ka vendimin e vet legjitim.”

Këtë deklaratë Haradinaj e ka thënë në një konferencë për shtyp, pas një takimi që zhvilloi sot me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.