JOQ Albania
Home

Kërcimi prekës i vajzës dhe babait që vuan nga një kancer i pashërueshëm në tru
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/01/2019 19:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e kërcimit tradicional mes vajzës dhe babit në dasmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Mary Bourne Roberts dhe babai i saj, i cili ka një kancer të pashërueshëm në tru, kërcyen këngën e tyre të preferuar ndërkohë që të ftuarit nuk mundën t’i mbanin lotët.

Nusja Mary kishte menduar se i ati i saj nuk do mund t’ia dilte deri në ditën e saj të dasmës, pasi ai u diagnostikua me glioblastoma në vitin 2017.

Por, për fatin e të dyve, ai arriti ta shohë nuse vajzën e tij dhe pati mundësinë e një vallzimi gjithashtu.

Videoja prekëse, në të cilën Roberts dhe babai i saj në karrige me rrota, të kapur për dore rrotullohen së bashku dhe këndojnë këngën “I hope you dance”, ka bërë xhiron e rrjetit.

Në fund të videos tre minutëshe të gjithë të ftuarit mund të shihen me lot gëzimi në sy, përfshirë këtu edhe babanë e nuses. JOQ Albania