JOQ Albania
Home

33-vjeçari filmohet duke bërë veprimet e pazakonta përpara kamerës së derës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/01/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritet në Kaliforni janë vënë në ndjekje të një 33-vjeçari, i cili është filmuar duke bërë veprime të pazakonta përpara derës së një banese.

33-vjeçari është identifikuar nga policia si Roberto Arroyo dhe raportohet të ketë qëndruar rreth tre orë përpara derës së shtëpisë së çiftit Sylvia dhe Dave Dungan.

Në kohën e incidentit ata ishin jashtë qytetit, por fëmijët e tyre ishin brenda duke fjetur gjumë.

Ata vunë re se diçka nuk po shkonte mirë në momentin që u zgjuan nga alarmet e sistemit të sigurisë, i cili njofton pronarët sa herë që ka lëvizje të çuditshme para shtëpisë.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë Roberto-n duke lëpirë zilen e derës dhe duke ndenjur për një kohë të konsiderueshme përpara shtëpisë.

I zoti i shtëpisë sqaroi se, pas incidentit, ata i kishin dezinfektuar të gjitha dyert e shtëpisë. Ndërkohë policia deklaroi se Arroyo kishte bërë të njëjtat veprime edhe tek shtëpia e një fqinji.