JOQ Albania
Home

Menduan se kishte dalë e zhveshur, Khloe Kardashian ua “hedh” të gjithëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/01/2019 22:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajo është vlersuar të jetë një nga femrat më të bukura në botë.

Dhe, sigurisht që Khloe Kardashian e ka vërtetuar se e meriton “titullin” e saj ndërkohë që nisej për të drekuar në Sherman Oaks, të hënën.

34-vjeçarja kishte veshur një pallto gëzofi dhe një palë çizme me takë të lartë ndërkohë që iu bashkua edhe nëna e saj, Kris Jenner e Scott Disick.

Por, ajo i që i la të gjithë paksa të hutuar ishte bluza ngjyrë mishi që Khloe mbante veshur poshtë palltos.

Për pak u mendua se ajo nuk kishte asgjë poshtë gëzofit, ndërsa në fakt ishte thjesht një iluzion optik i krijuar nga ngjyra e mishit të bluzës dhe reçipetave.

Mendohet se treshja u bashkuan për të diskutuar fëmijën e katërt që Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jenë duke pritur. JOQ Albania