JOQ Albania
Home

“Gratë 50-vjeçare janë shumë plaka për t’i dashuruar”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/01/2019 23:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një autor francez është vënë me shpatulla pas murit pasi deklaroi se ai e ka të pamundur të tërhiqet nga gra të cilat janë mbi 50 vjeçe, edhe pse ai vetë i ka kapur të 50-tat.

Yann Moix, fitues i çmimit prestigjoz letrar, Prix Goncourt, tha se gratë të cilat mbanin mbi supet e tyre një gjysme shekulli ishin “të padukshme” për të.

Moix deklroi për revistën franceze, Marie Claire:

Le të mos ekzagjerojmë. Kjo nuk është e mundur … shumë, shumë të vjetra. Më pëlqejnë trupat e femrave më të reja,kjo është e gjitha. Fund.”

Autori i 10 romanëve, i cili shfaqet rregullisht në televizionin francez, shtoi:

Trupi i një gruaje 25-vjeçare është i jashtëzakonshëm. Trupi i një gruaje 50 vjeçare nuk është aspak i jashtëzakonshëm. "

Yann thotë se preferon më shumë që të dalë me gratë aziatike, veçanërisht koreanet, kinezet dhe japonezet.

Deklaratat e tij nxitën një “lumë”komentesh në rrjetet sociale ku shumë përdorues nuk ngurruan ta quanin “idiot”. JOQ Albania