JOQ Albania
Home

Higuain vetëm një hap larg Chelseat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2019 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain dëshiron largimin nga Milani.

Pjesa e parë e sezonit ishte krejtësisht për t’u harruar për sulmuesin e njohur, ndaj ai dëshiron të ndryshojë destinacion.

"El Pipita" nuk është i lumtur te skuadra italiane dhe pritet të bashkohet me Chelsean gjatë këtyre ditëve.

"Marca" raporton se Higuain është pajtuar me kontratën e ofruar nga Chelsea.

Mësohet gjithashtu se këta të fundit do t’i paguajnë Juvetnusit 36 milionë euro për shërbimet e futbollistit.