JOQ Albania
Home

E thotë deputeti serb: Duhet ta pranojmë që Shqipëria e Madhe do të krijohet
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 09/01/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm.

Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër, transmeton JOQ Kosova.

“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë deputeti i Parlamentit serb nga partia në pushtet.

Drecun deklaroi se çdo gjë që ndërmerr Shqipëria, siç thotë ai, bëhet për të marrë “territorin e Serbisë”, teksa e cilësoi krijimin e Shqipërisë së Madhe një akt jocivil dhe destabilizues.

Sidoqoftë, këto deklarata të Drecun vijnë pas intensifikimit të bisedimeve në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, nga i cili po synohet të nxjerret një marrëveshje përfundimtare.

Ndryshe, Drecun është i zëshëm për zhvillim në Kosovë. Së fundmi, vendosja e taksës e kishte shqetësuar, duke e cilësuar veprimin e Qeverisë së Kosovës si anti-humanitar./JOQ Kosova