JOQ Albania
Home

“Isha në depresion”, reperja e njohur tenton të vetëvritet
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09/01/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Depresioni është një nga sëmundjet nga e cila humbin jetën shumë artistë dhe jo vetëm.

Nga depresioni ka vuajtur edhe reperja e njohur amerikane Cupcakke, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Eden Harris.
Cupcakke
më parë ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Lajmin e ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale, e cila u sqaron se është mirë, falë ndihmës që kishte kërkuar në spital, si pasojë e gjendjes së saj të rënduar emocionale.

Reperja është shprehur:

Kam qenë në depresion për një kohë të gjatë, më falni që nuk e kam bërë publike. Shkova në spital dhe më në fund po gjej ndihmën që të jem e lumtur dhe të bëjë muzikë të mirë. Faleminderit për të gjitha lutjes, ju lutem mos u shqetësoni për mua.”