JOQ Albania
Home

E çuditshme: Nga Gjermania i dërgojnë drogë me postë një kosovari në Prishtinë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 09/01/2019 11:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa zyrtarë të shtetit kosovar kanë hasur në një pako postare të çuditshme, mbase që nuk e kanë hasur asnjëherë në jetë.

Duke kryer kontrollin, aty është gjetur drogë që ishte dërguar nga Gjermania për në një adresë në Kosovë, raporton JOQ Kosova.

Kishte qenë Zyra për zhdoganim postar në Prishtinë e cila e kishte vërejtur, dhe zyrtarët postarë duke kontrolluar kanë pranuar se bëhet fjalë për nj një dërgesë nga Gjermania në emër të një mashkulli shqiptar nga Kosova.

“Gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike e llojit methamfetamine me peshë rreth 120 gram”, thuhet në raportin policor.

Deri tani nuk është njoftuar nëse është arrestuar apo intervistuar personi që kishte emrin në këtë pako, mirëpo Policia ka thënë se po vazhdon të hetojë.

Ndryshe, në Kosovë edhe një rast tjetër me drogë u shënua mbrëmë. Në Mitrovicë u arrestuan katër persona që shisnin drogë./JOQ Kosova.