JOQ Albania
Home

Lind viçi me një sy, indianët e adhurojnë si Zot
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/01/2019 11:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një viç i porsalindur, i cili ka vetëm një sy, po adhurohet si Zot në Indi.

Viçi i vogël, pamja e çuditshme e të cilit vjen si pasojë e një mutacioni të lindur, erdhi në jetë në distriktin Bardhaman, Bengali Lindor.

Në videot e shpërndara në internet, duket i vogli me një sy, i cili mezi merr frymë pasi është lindur edhe pa hundë. Kështu që i mbetet që të luftojë për të marrë ajër përmes gojës.

Pronari i të voglit ka deklaruar për mediat:

Qëkur lindi, njerëzit kanë ardhur me turma për ta parë. Ata mendojnë se viçi është një mrekulli e Zotit dhe kanë filluar ta adhurojnë.”

Viçi ka cyclopia, një çrregullim i rrallë që ndodh si tek njerëzit, ashtu edhe tek kafshët.Mutacioni nis që në mitër kur hemisferat e majtë dhe të djathtë të trurit nuk ndahen në mënyrën e duhur. JOQ Albania