JOQ Albania
Home

“Kam mall tritol, a ke letra?”, i riu ‘ngacmon’ Ramën me pyetjen por e befason përgjigja e tij
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09/01/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e shkuar kryeministri Rama ka shkëmbyer mesazhe me studentët deri në orët e para të mëngjesit sa i takon problematikave të tyre të shpalosura ditët e fundit.

Por, mëngjesin e sotëm Rama tha gjatë daljes së tij për mediat:

Kam hallin e atyre që mbetën zgjuar deri në 3 se unë fle pak, nuk e kam problem prandaj jam zgjatur kaq shumë.”

Mirëpo, jo të gjithë i kanë shkruar për problemin e tarifave dhe kërkesave të tjera studentore.

Një i ri e ka ‘ngacmuar’ kryeministrin dhe me gjasë as që ka pritur të marrë një përgjigje nga Rama, por me sa duket ky i fundit muhabet do.

I riu i shkruan Ramës:

Çkemi bro (vëlla), a ke letra se divan kam vete 😉 kam mall tritol robt ”

Përgjigja e kryeministrit:

Kujdes se qenke i gjithi organ i pakontrollueshëm prandaj mos e përkëdhel shumë veten se do të të shpërthejnë rrobat.”