JOQ Albania
Home

Gjenden minj brenda produkteve ushqimore, alarmohen shqiptarët nga ajo që u shohin sytë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 09/01/2019 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë të shumta rastet kur konsumatorët kanë gjetur produkte ushqimore të skaduara nëpër markete.

Këto janë rastet më të shpeshta, por nuk përjashtojmë as rastet kur blerësit kanë gjetur edhe insekte të ngordhura brenda produktit. Në rastin e mëposhtëm, klientët kanë gjetur minj në produktet ushqimore. Bëhet fjalë për në lagjen e spitalit në Prishtinë, në marketin “Viva Fresh (19)”.

Në foto shihen qartë se minjtë e ngordhur kanë qenë në pakot e sheqerit. Raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë në këtë market me produktet e mishit, por jo vetëm.

Raste të tilla në Kosovë e Shqipëri ndodhin shpesh dhe konsumatorët nuk janë aspak të sigurt për atë që konsumojnë.