JOQ Albania
Home

25-vjeçari me paralizë cerebrale ngre tulla me dhëmbë për të mbajtur familjen me bukë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/01/2019 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 25-vjeçar, i cili ka lindur me paralizë cerebrale, ndihmon familjen e tij të varfër duke ngritur tulla me dhëmbë, çdo ditë!

Shi Junke merr të ardhura nga “shfaqja” që bën për 250,000 ndjekësit e tij në internet.

Babai i tij ka ndërruar jetë 4 vite më parë, kështu që atij i ka rënë barra e kujdesit ndaj familjes, edhe pse është vetë i sëmurë.

Me të ardhurat që fiton, rreth 160 pound në muaj, ai blen ushqim për familjen dhe paguan shpenzimet e shkollës për motrën e tij më të vogël.

Shi jeton me nënën dhe motrën e tij 12-vjeçare në provincën, Henan të Kinës. Motra tjetër e tij, që është 18-vjeç, punon në një qytet tjetër.

Duke folur për Dahe.cn, i riu u shpreh:

Unë dua të vërtetoj që jam po aq i aftë sa dhe të tjerët. Dua gjithashtu edhe të bëj para për të mbajtur me bukë familjen."

JOQ Albania