JOQ Albania
Home

E bujshme/ Sistemi VAR arrin në stadiumet e Kosovës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2019 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli i Kosovës vazhdon të ecë me ritme të jashtëzakonshme.

Pas paraqitjes fantastike të kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve, vjen një tjetër arritje e madhe.

Shumë shpejt në impiantet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë do të ketë një dhomë enkas për sistemin VAR.

Lajmi është konfirmuar për Sportin në KTV nga sekretari i Federatës, Eroll Saliu.

Sistemi VAR pritet të përdoret në ndeshjet ndërkombëtare qoftë të klubeve apo edhe të Përfaqësueses.

Ai u shpreh:

Do të ishte ideale që ta përdornim VAR-in në ndeshjet e arenës ndërkombëtare. Nga ana teknike nuk besoj se kushton shumë. Jemi në hapat e para. Grupi do të punojë ngushtë me UEFA-n, në mënyrë që të mësojmë për kushtet teknike.
Do të ishte ideale në qoftë se VAR-i do të përdorej edhe në ndeshjet e Superligës kosovare. Dalëngadalë do të përpiqemi ta implementojmë. Federata ka potencial që ta aplikojë menjëherë sistemin VAR”.