JOQ Albania
Home

Do mbeteni pa fjalë nga çmimi i syzeve të Marinës dhe Getit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/01/2019 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çifti i shumëpërfolur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë duke shijuar disa ditë pushime në Kaliforni.

Ata kanë postuar disa foto në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk kishte si të mos binin në sy veshjet e tyre luksoze.

Getoar Selimi, së fundmi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me një palë syze të markës “Tonino Lamborghini”, të cilat kushtojnë jo më pak se 920 euro.

Ndërkohë që një ‘selfie’ e tillë e ngjashme nuk ka munguar edhe nga Marina, e cila ka pozuar me një palë syze të markës “Alessandra Rich”, të cilat kapin shifrën e 470 eurove, sipas vlerësimeve të faqes whatheywearing.