JOQ Albania
Home

Mourinho gati të marrë Real Madridin, por ka dy kushte
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2019 14:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho është i gatshëm që të rikthehet te Real Madridi.

Trajneri portugez ka filluar bisedimet me skuadrën spanjolle dhe shumë shpejt mund të vijë zyrtarizimi.

Megjithatë, sipas ‘Mirror’, ai ka dy kushte që duhen plotësuar nga drejtuesit madrilenë para se të thotë zyrtarisht "po".

Mourinho kërkon nga Real Madrido të dijë se sa para do t’i ketë në dispozicion për t’i shpenzuar në merkato.

Portugezi gjithashtu ka kërkuar të ketë liri në transferimet e lojtarëve dhe të mos përfshihet askush në planet e tij.

Të shohim a do pranojë Reali kushtet e tij…