JOQ Albania
Home

Në kërkim prej tre muajsh nga policia, dy të dyshuarit për grabitje shfaqen në Facebook të pashqetësuar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/01/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës që prej tre muajsh është vënë në kërkim të shtetasve Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi. Këta të fundit janë të dyshuarit kryesor për disa raste grabitjesh. Për kapjen e tyre, policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.

Më tre janar të këtij viti, pasi kishte ndodhur një grabitje në marketin ‘Meridian’ në Prishtinë, Shala dhe Latifi, sipas një fototje në Facebook, ishin shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit, të pashqetësuar nga askush në një kafene.

Postimin ata e kanë shoqëruar me mbishkrimin:

E sa njeri ka ba turr, e u hi nër tavolinë si [qen].

Në një përgjigje për Kallxo.com, policia ka thënë se të dy këta persona janë ende në kërkim. Ndërsa në një njoftim më herët në nëntor, policia është shprehur se dy të dyshuarit, konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë. Policia ka shtuar më tej, se përveç dy të dyshuarve, ekziston edhe mundësia e spërfshirjes së shtetasit Ridvan Ademi nga Podujeva në grabitje.