JOQ Albania
Home

Lëvizje të papritura, nuk do e besoni me kë do e zëvendësojë Milani Higuainin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2019 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Merkatoja europiane ka hyrë në ditët e saj më të nxehta dhe kanë nisur tratativat e para.

Klubi kuqezi i Milanit do të humbë argjentinasin Gonzalo Higuain, i cili ka zhgënjyer gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Higuain pritet të kalojë te Çelsi, por lëvizja do të bëhet në fund të sezonit.

Kalimi i argjentinasit te Çelsi do të bëjë që Alvaro Morata të shkojë te Sevilja.

Nga ana tjetër, sipas "Don Balon", Milani do të kërkojë në huazim me të drejtë blerjeje Benzemanë nga Real Madridi.

Shifra e fiksuar për francezin është 40 milionë euro dhe Milani është gati ta bëjë këtë shpenzim.