JOQ Albania
Home

Wanda Nara u jep lajmin e tmerrshëm tifozëve të Interit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit, i ka komunikuar sot klubit zikaltër se Ikardi nuk dëshiron ta rinovojë kontratën.

Lajmin e konfirmojnë ESPN” dhe “TyC Sports".

Kandidat i fortë për sulmuesin argjentinas është Chelsea, por edhe Reali i Madridit vazhdon të qëndrojë në gjurmët e tij ende.

Nga sa kuptohet, telenovela e rinovimit të Icardit me Interin ka mbërritur në kapitullin e fundit.

Sulmuesi del kështu automatikisht në merkato dhe mbetet për t’u parë kush do ta paguajë klauzolën e tij prej 110 milionë eurosh.