JOQ Albania
Home

Haradinajt i vije letër nga presidenti Trump
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 09/01/2019 18:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj ka ardhur një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Lajmin për letrën e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, duke theksuar se ajo është një urim nga Trump me bashkëshorten Melania, për kryeministrin Haradinaj dhe bashkëshorten, Anitën, raporton JOQ Kosova.

“Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Kosova aspiron që ardhmërinë ta ketë mbi themele që përfaqësojne shtetin amerikan.

“Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë!”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, një letër nga Shtëpia e Bardhë  e mori para pak ditësh edhe presidenti Hashim Thaçi, mirëpo letra për të ishte e karakterit politik.

Ndryshe, Trump dërgon letra të tilla çdoherë për festat e fundvitit. Edhe vitin e kaluar Haradinaj dhe Thaçi kishin pranuar letra urimi nga Shtëpia e Bardhë./JOQ Kosova