JOQ Albania
Home

Serbi i vjedh makinën në Vushtrri, shqiptari e gjen pas dy vitesh në Gjermani
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 09/01/2019 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vjedhja e makinave është një fenomen i përhapur jo vetëm në Shqipëri e Kosovë. Një qytetari kosovar, i vodhën automjetin para dy vitesh. Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, ai ka arritur ta gjejë makinën e tij në Gjermani.

Burim Hasani është personi të cilit i është vjedhur makina para dy vitesh. Hasanit, makinën ia vodhi një serb në Vushtrri, ndërsa atë ka arritur ta gjejë këto ditë në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Burim Hasanit:

Sapo e mora gjipin në policinë gjermane në Wurzburg që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serbe… falenderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë.”