JOQ Albania
Home

Prej kohësh në depresion dhe piu helm, ndërron jetë në spital 56-vjeçari nga Suhareka
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/01/2019 20:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 56-vjeçar nga një fshat i Suharekës ka ndërruar jetë pasi kishte pirë helm.

Nga ekzaminimi i ekipit mjekësor rezultoi se viktima V. Kokollari, kishte pirë një helm shumë të fortë, saqë edhe pse shkoi me shenja jete në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, shkruan Gazeta Exspress.

Urim Skeraj, mjeku që ka kontrolluar 56-vjeçarin ka bërë të ditur  se familjarët e viktimës kishin treguar që ai kishte kohë që ishte në depresion dhe vdekja e tij është konstatuar si vetëvrasje. Shkak për ngjarjen dyshohen të jenë bërë problemet familjare që viktima kishte.