JOQ Albania
Home

Udhëtimi i fetusit nga ngjizja në lindje, ja ku mund t’i gjeni këto skulptura të mahnitshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/01/2019 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për të gjithë ata që janë kuriozë për udhëtimin e fetusit, duke nisur që nga ngjizja e deri tek lindja, ka një vend ku mund të shuajnë kureshtjen.

Artisti britanik,Damien Hirst ka zbuluar zyrtarisht 14 skulptura kolosale që tregojnë, në mënyrë konkret,e fazat e fëmijës në mitrën e nënës, jashtë një spitali në Katar.

Puna e artistit është quajtur “Udhëtimi i Mrekullueshëm” dhe skulptura numër një nis me fekondimin e një veze dhe vazhdon me radhë deri tek fëmija i lindur.

Çdo skulpturë varion nga 5 në 11 metra ndërkohë që të gjitha janë të radhitura sipas radhës jashtë qendrës mjekësore, Sidra.

Punimet thuhet se janë realizuar që në tetor të vitit 2013, por u prezantuan për publikun vetëm në tetor të vitit 2018. JOQ Albania