JOQ Albania
Home

Thomas Strakosha gjithnjë e më pranë Interit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2019 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi do portier të ri pasi Samir Handanoviç duket se po luan sezonin e fundit te skuadra zikaltër.

Drejtuesit prej kohësh janë vënë në kërkim të një pasuesi ideal dhe objektivi numër një mbetet Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares shqiptare po vijon të shkëlqejë te Lazio dhe paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e të gjithë.

Drejtuesit zikaltër e admirojnë shqiptarin dhe shumë shpejt pritet të nisin kontaktet me klubin nga kryeqyteti.

Megjithatë, pritet të jetë një operacion i vështirë, pasi Lazio ka kërkesa të larta për gardianin 23 vjeçar.