JOQ Albania
Home

Studimi: Autizmi mund të diagnostikohet me anë të një testi të thjeshtë që në lindje
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/01/2019 23:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fëmijët me autizëm mund të diagnostikohen që në lindje me një test të thjeshtë dëgjimi.

Ky diagnostikim i hershëm mund të krijojë mundësonë e trajtimit të problemit shumë më herët se të nisë të zhvillohet.

Në këtë mënyrë, sipas një studimi të ri, trajtimi do të jetë edhe më eficent.

Kjo teknikë mat ndryshimet e presionit në veshin e mesëm si përgjigje ndaj tingujve, duke bërë kështu vlerësimin e ndjeshmërisë dhe përgjigjes në një gamë të gjerë frekuencash.

Kjo teknike, e njohur ndryshe si testimi i refleksit akustik ose ‘stapedial’,mund të përdoret tek fëmijët e porsalindur pa u rrezikuar atyre shëndetin.

Ekziston një lidhje e fortë midis mosfunksionimit auditiv dhe autizmit që sugjeron se të sapolindurit me gjendjet shëndetësore të dëgjimit mund të monitorohen për çrregullimin neuro-zhvillimor. JOQ Albania