JOQ Albania
Home

Pedofilët “pushtojnë” Instagram-in, ja çfarë duhet të dini për t’i mbajtur fëmijët të sigurt
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/01/2019 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagram po mundohet të mbajë sekrete anën e errët të rrjetit social që kohët e fundit është pushtuar nga pedofilët dhe pornografia.

Një numër i madh pedofilësh po ndajnë në platformën e fotove me mijëra imazhe të turpshme si dhe përmbajtje pafund për të rritur të dërguara me anë të linqeve Dropbox.

Ata kanë gjetur një mënyrë për të qarkulluar imazhe të pahijshme të fëmijëve të mitur, të cilët sipas një raporti të “Atlantic” kanë përfunduar në profilet e të rinjve që përdorin rrjetin social.

Problemi u bë më i dukshëm në momentin që adoleshentë, të cilët menaxhonin llogari memesh, u mblodhën rreth hashtagut: #dropboxlinks.

Që prej atëherë, shumë të rinj në Instagram janë munduar që të luftojnë rrjetin e pedofilëve duke krijuar meme paralajmëruese.

Kështu që nëse keni fëmijë të mitur që përdorin këtë rrjet social, bëni mirë që të kontrolloni aktivitetin e tyre në Instagram për të parandaluar ndonjë takim të mundshëm të padëshiruar. JOQ Albania