JOQ Albania
Home

Futbolli shqiptar në zi, shuhet ish-portieri i Kombëtares
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10/01/2019 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ditë e trishtë sot për futbollin shqiptar, pasi ka humbur jetën një prej personaliteteve të shquara të kësaj fushe.

Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe i klubit të Partizanit, Mikel Janku.

I lindur në Tiranë më 25 tetor 1941, Mikel Janku në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv.

Rreth Mikel Jankut marrë nga Panorama Sport:
Nga gushti i 1958, kur u nis me vapor deri në ditët e sotme ka kaluar shumë kohë. Djaloshi 17-vjeçar, që e filloi për t’u bërë një ushtarak i lartë, as që e kishe menduar se jeta do t’i ofronte një tjetër karrierë, gjithashtu të lavdishme, si ajo e futbollit. Martesa me Sandrën kur ishte 25-vjeç, pastaj dy fëmijë, piloti e helikopterit, portieri i Partizanit, i Kombëtares, drejtuesi, trajneri, shefi i katedrës në “Zall Herr”, pedagogu, zyrtari i Ministrisë Mbrojtjes, dhe tani që ndërroi jetë ishte në pension. Nga 67-ta viti që hoqën gradat deri në 90-tën kur u rikthyen, nga Toger, u gradua Major, por shumë pak e shijoi këtë ofiq të lartë, pasi reforma në ushtri e goditi edhe pse ishte i ri, vetëm 51 vjeç. Vallzonte e këndonte mirë këngët ruse, të cilat i mësoi atje. Ka qenë deciziv në aktivizimin e Perlat Mustës në portën e Partizanit. Ndërkohë djali Albano, me profesion inxhinier ndërtimi, tentoi të ndiqte të atin, luajti me të rinjë e klubit, për të vazhduar si arbitër futbolli, ndër më të njohurit, me stemën e FIFA-s për shumë vite. Një familje e madhe sportive kjo e Jankut. Jeta e Mikelit vijoi gjithmonë pranë sportit.