JOQ Albania
Home

Efekti i grevës në Kosovë: Po anulohen mbi 200 operacione në ditë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 10/01/2019 9:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreth 200 operacione në ditë, aq sa kryhen brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u anuluar për shkak të grevës së mjekëve kirurgë, që po zgjatë tash e tre javë.

Greva në shëndetësi ishte organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë më 26 dhjetor dhe kishte zgjatur 72 orë. Më pas kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla pas takimit me zyrtarë qeveritarë kishte hapur rrugën për dialog social, duke urdhëruar që greva të ndërpritet.

Megjithëkëtë, mjekët kirurgë ishin ata që kishin vendosur ta vazhdojnë grevën. Kërkesa e tyre është rritja e pagës përmes miratimit të Projektligjit për pagat, i cili aktualisht është në procedurë të miratimit.

Personeli mjekësor i repartit të lindjes gjatë kujdesit të tyre ndaj pacientëve të cilët kanë nevojën e mbështetjes njerëzore dhe profesionale në Klinikën Gjinekologjike në QKUK në Prishtinë.

Arbër Morina, kirurg, i tha mediave se kolegjiumi profesional i kirurgëve ka vendosur që greva të mos ndërpritet. Sipas tij, grevës tashmë i janë bashkuar 157 kirurgë nga gjithë Kosova.

Ndër të tjera, Morina tha se ndonëse është marrë vendimi për ndërprerjen e grevës nga ana e Sindikatës së Shëndetësisë, një gjë e tillë nuk është respektuar nga këta të fundit, pasi që siç thotë ai, kjo sindikatë asnjëherë nuk i ka përfaqësuar denjësisht kirurgët.

Ndryshe, për punën që kryejnë mjekët specialistë paguhen me rreth 600 euro në muaj, transmeton JOQ Kosova.