JOQ Albania
Home

Pas Trumpit, Haradinajt i shkruan letër një kryeministre e fuqishme
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 10/01/2019 9:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar urimet pë festat e fundvitit nga homologja e tij britanike, Theresa May.

Haradinaj është shprehur i lumtur me marrëdhëniet, siq i quajti ai të shkëlqyera me Britaninë, raporton JOQ Kosova.

Përmes një shkrimi ai falënderoi edhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban për urimet.

“Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona. Poashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, i pari i Qeverisë mori dje një letër urimi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.