JOQ Albania
Home

Studentët kundër BE-së, protestojnë për vizat
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 10/01/2019 10:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentët e Universitetit të Prishtinës, sot do të protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj Bashkimit Europian që nuk i mundësoi qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet europiane.

Kjo protestë nis nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe është e thirrur nga deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri.

Para se ta thërras protestën, deputeti Tahiri kishte dorëzuar pasaportën kosovare me premtimin se nuk do të udhëtojë derisa sa të bëhet liberalizimi i vizave.

E kjo protestë që do të mbahet sot, ka vijueshmëri pasi para dy javësh u organizua edhe një e tillë nga studentët e UP-së.

Ndryshe, Bashkimi Evropian nuk i ka dhënë shpresa Kosovës se do të ketë progres në liberalizimin e vizave as për këtë vit, duke u përmendur viti 2020 si i mundshëm./JOQ Kosova