JOQ Albania
Home

Alison habit me deklaratën e tij për Kariusin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/01/2019 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League ndaj Real Madridit do mbahem mend gjatë.

Liverpuli i detyrua të merrte urgjentisht një portier të ri dhe shpenzoi plot 72,5 milionë euro bëri për brazilianin e Romës Alison Beker. 

Ky i fundit zgjodhi Liverpulin, por mund të kishte shkuar edhe te Çelsi dhe këtë e ka zbuluar në një intervistë për revistën “FourFourTwo” ku ka edhe një koment për Kariusin.

Ai shprehet:

Vendosa të shkoj te Liverpuli, duke e konsideruar lëvizjen më të mirë për karrierën. Çelsi po ndërronte trajner dhe nuk do kisha luajtur në Champions. Për më tepër, e kam admiruar gjithnjë historinë e Liverpulit, një klub që është shpallur 5 herë kampion Europe. Gafat e Karisius? Vuajta duke parë Kariusin në Kiev. Mund t’i kishte ndodhur çdokujt”.